Anulohet derbi kroat, Dinamo Zagreb fiton në tavolinë

Sporti

Anulohet derbi kroat, Dinamo Zagreb fiton në tavolinë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 20:00

Derbi i Kroacisë mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut nga Spliti, i parashikuar për t'u luajtur sot, është anuluar.

Anulimi ka ardhur, pasi në stadiumin e "Maksimir" të Dinamos nuk janë lejuar të hyjnë 50 tifozë nga Spliti, me pretekstin se janë në listën e zezë.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer skuadrës nga Spliti, e cila nuk ka pranuar që të zbresë në fushën e lojës për ta zhvilluar takimin.

Drejtuesit e Hajdukut dyshojnë se këtë listë e ka bërë drejtori ekzekutiv i Dinamos, Zdravko Mamiç, i cili ka ndikim në Federatën e Futbollit të Kroacisë. Sipas rregulloreve në futbollin kroat, këtë ndeshje do ta fitojë Dinamo me rezultat zyrtar 3:0, ndërsa Hajduku do të dënohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat