Atl. Madrid fiton 3-1 ndaj Malagës

Sporti

Atl. Madrid fiton 3-1 ndaj Malagës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 19:16

3-1 në favor të Los Colchoneros ishte rezultati përfundimtar që prodhoi sfida e Vicente Calderon.

Atletico e Madridit rikthehet te fitorja në La Liga dhe e bën dicka të tillë duke mposhtur Malagan që vinte pas 5 sukseseve radhazi në kampionat. 3-1 në favor të Los Colchoneros ishte rezultati përfundimtar që prodhoi sfida e Vicente Calderon me skuadrën e Simeones që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 28 pikëve në tabelën e klasifikimit të Primera Division. Pa Mirandën të dëmtuar El Cholo propozonte që nga minuta e parë në formacionin e kampionëve të Spanjës të riun uruguaian Jose Maria Gimenez. Vetëm 12 minuta iu deshën Atleticos për të zhbllokuar rezultatin. Edhe Malaga nuk rezistoi dot përballë specialitetit të bardhekuqëve që sic dihet janë goditjet standarde.

Një krosim i Koke nga këndi u shfrytëzua më së miri nga portugezi Tiago që kërceu më lart se të gjithë duke goditur saktë me kokë për ta dërguar topin pas shpatullave të portierit Kameni. Golin e 2-0 Los Colchoneros e gjetën në minutën e 42-të pas një aksioni model që u finalizua nga sulmuesi francez Antoine Griezmann. Megjithatë miqtë nga Andaluzia menduan t’ia bënin më të vështira gjërat Atleticos në minutën e 64-t duke gjetur rrugën e rrjetës me paraguaianin Roque Santa Cruz. Gjithsesi për të vendosur në kasafortë fitoren e vendase mendoi Diego Godin i cili 7 minuta përpara fundit realizoi një gol nga ata të tijët për t’i cuar shifrat në 3-1. Për t’u përmendur është fakti që të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me një nga lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Samuel për Malagan dhe Gabi për Atleticon.

Athletic Bilbao 3 - 1 Espanyol

Atletico Madrid 3 - 1 Malaga

Eibar ?- ? Real Madrid

Barcelona ? - ? Sevilla

Deportivo La Coruna ? - ? Real Sociedad

Rayo Vallecano ? - ? Celta Vigo

Levante ? - ? Valencia

Elche ? - ? Cordoba

Villarreal ? - ? Getafe

20:45 Granada ? - ? Almeria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat