Benitez: Dua 15 pikë në 5 ndeshjet e ardhshme

Sporti

Benitez: Dua 15 pikë në 5 ndeshjet e ardhshme

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:58

Napoli-Cagliari është një ndeshje që garanton spektakël, por tekniku spanjoll kërkon që skuadra e tij të ruajë vigjilencën.

Rafa Benitez kundër Zdenek Zeman. Napoli – Cagliari është një ndeshje që garanton spektakël, por tekniku spanjoll kërkon që skuadra e tij të ruajë vigjilencën, sepse kolegu i tij cek është i aftë të shpikë ndonjë surprizë të pakëndshme.

"Duhet të luajmë me shumë intensitet dhe të kemi përqendrimin e dy takimeve të fundit. Cagliari luan gjithmonë për të shënuar dhe kjo është pozitive për publikun. E di që Zemanit i pëlqen të fitojë duke sulmuar, por edhe mua më pëlqen që skuadra imë të ketë mentalitetin e një lojë spektakolare".

Napoli ka patur një ecuri pozitive në javët e fundit të Serisë A, megjithatë Benitez kërkon ta frenojë entuziazmin e tepruar në skuadrën e tij.

"Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, për momentin gjithcka po shkon mirë dhe ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë ritëm. Synoj të grumbullojmë 15 pikë në 5 takimet e ardhshme".

Në cdo dalje në publik, nuk mungon pyetja e gazetarëve për rinovimin e mundshëm të kontratës me presidentin De Laurenttis.

"Në Napoli jam i kënaqur dhe më vjen mirë që tifozët me vlerësojnë. Përsa i përket rinovimit, e kam thënë edhe herë të tjerë, do të flasim më vonë, nuk është ky momenti i duhur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat