Pato: Më mungon shumë Italia

Sporti

Pato: Më mungon shumë Italia

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:57

Sulmuesi brazilian tregon se i ndjek më shumë vëmendje zhvillimet në futbollin italian, sidomos në shtëpinë e Milanit, ku ai ka qenë protagonist nga 2007 deri në 2012.

Alexandre Pato i shkel syrin Serisë A. Sulmuesi brazilian tregon se i ndjek më shumë vëmendje zhvillimet në futbollin italian, sidomos në shtëpinë e Milanit, ku ai ka qenë protagonist nga 2007 deri në 2012.

"Jam në formë huazimi te Sao Paulo deri në 2015, por me mungon shumë Italia dhe miqtë që kam atje. Për momentin ka vetëm zëra për një rikthim të mundshëm në Serinë A, ndërsa unë jam i përqendruar te Sao Paulo. Të shohim se cfarë do të ndodhë".

Më pas, një fjali e shkurtër për ish-të fejuarën e tij, Barbara Berluskoni.

"Jam i sigurtë se do të bëjë gjëra të mëdha për shoqërinë".

Nuk mund të mungonte një koment i 25-vjecarit për derbin e Milanos, ku do të dëshironet të ishte protagonist.

"Milan – Inter është ndeshja më e bukur e Serisë A. E kush nuk do të dëshironte të ishte pjesë e këtij derbi? Unë jam shumë i lidhur me Milanin, ekip të cilit i detyrohem për zhvillimin tim professional. Milani do të ketë të gjithë dashurinë time. Inzaghi? Ishte ëndrra e tij që të drejtonte kuqezinjtë, me këtë fabellë ai është shndërruar një idhull".

Në fund Pato sqaroi se nuk ishte Barbara Berluskoni ajo që pengoi transferimin e tij te Paris Saint Germmain, por vetë presidenti 78-vjecar, me të cilin ruan akoma kontaktet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat