Bartomeu: Messi po vuan presionin nga jashtë

Sporti

Bartomeu: Messi po vuan presionin nga jashtë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:54

Pas deklaratës së argjentinasit që shkaktoi një kaos të vërtetë në Katalonjë, ndërhyn edhe vetë presidenti i skuadrës, Jose Maria Bartomeu.

Lionel Messi kthehet në një çështje te Barcelona pas fjalëve të tij ku la të paqartë fatin e së ardhmes te klubi i Barcelonës. Pas deklaratës së argjentinasit që shkaktoi një kaos të vërtetë në Katalonjë, ndërhyn edhe vetë presidenti i skuadrës, Jose Maria Bartomeu që gjithsesi e pranon se kjo është një situatë delikate.

“Leo nuk dëshiron të largohet nga klubi. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm për ne por vuan presionin e madh që vjen nga bota jashtë sportit. Psh. ai është i vetmi sportist që u hetua nga Ministria e Thesarit. Ne si grup e mbështesim Messin dhe ai e di shumë mirë këtë”.

Një deklaratë që sqaron shumë për situatën në të cilën ndodhet Barcelona, e cila humbi vendin e parë në klasifikim pak javë më parë, ndërsa Lionel Messi nuk arrin të shfaqet vendimtar si sezonet e shkuara, duke ndikuar edhe në rezultatet e ekipit. Deklarata e numrit 10 pak ditë më parë ka vënë në lëvizje disa nga klubet më të pasura të kontinentit me Manchester City dhe Paris Saint Germain në pole position për të bërë një ofertë faraonike në drejtim të sulmuesit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat