Kevin Strootman, marrëveshje verbale me Van Gaal

Sporti

Kevin Strootman, marrëveshje verbale me Van Gaal

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:52

Nga Anglia vijnë sinjale të vazhdueshme për afrimin e lojtarit me Manchester United, skuadër që e ka kërkuar me ngulm gjatë muajve të fundit, pavarësisht problemeve të tij.

Kevin Strootman rikthehet te Roma pas 6 muajve për shkak të një dëmtimi të rëndë, por mesa duket mesfushori holandez do të largohet sërish, këtë herë për të mos u kthyer më nën urdhrat e trajnerit Rudi Garcia. Nga Anglia vijnë sinjale të vazhdueshme për afrimin e lojtarit me Manchester United, skuadër që e ka kërkuar me ngulm gjatë muajve të fundit, pavarësisht problemeve të tij. Sipas mediave ishullore, Strootman do të bashkohet me “Djajtë e Kuq” gjatë merkatos së verës pasi kjo është edhe dëshira e tij. Lajmin e konfirmon edhe autori i autobiografisë së Louis Van Gaal, Hugo Borst, sipas të cilit, trajneri holandez dhe lojtari i Romës kanë arritur një marrëveshje verbale që do të zyrtarizohet në muajin qershor.

Borst shton gjithashtu se tashmë është Roma që duhet të ndërtojë një strategji për shitjen e Strootman sepse Garcia ka kërkuar me ngulm që lojtari të mos largohet nga grupi i tij pasi e konsideron si një pikë referimi në grupin verdhekuq. Disa javë më parë, presidenti James Palotta e ka bërë të qartë se Strootman do të mbetet në Romë, por në rast se vetë lojtari shpreh dëshirën për të luajtur në “Old Trafford”, atëherë ekipi italian mund të kërkojë zgjidhje të tjera dhe të shtrëngojë bisedimet deri në pikën ku mendon se mund të arkëtojë sa më shumë nga shitja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat