Vritet tifozi serb në ndeshjen Galatasaray-Crvena Zvezda (Foto)

Sporti

Vritet tifozi serb në ndeshjen Galatasaray-Crvena Zvezda (Foto)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:32

Ndeshja e Euroleague në basketboll mes Galatasaray dhe Crvena Zvezda e zhvilluar mbrëmë në Stamboll është njollosur me vdekjen e një tifozi serb, i cili mësohet se është qëlluar me thikë nga tifozët turq.

Konsullata Serbisë ka bërë të ditur se viktima është një 25 vjeçar, ndërsa vetë klubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare vdekjen e tifozit dhe ka ngushëlluar familjen. Ngjarja ndodhi para nisjes së takimit ku rreth 400 përkrahës të Crvena Zvezda nuk janë lejuar të hyjnë në Pallatin e Sportit duke u përleshur më pas me tifozët turq të cilët ishin pa biletë. Policia është përpjekur të ndalë dhunën. Konsulli i Serbisë në Stamboll, Zoran Markovic tha për Televizionin Publik Serb se autoritetet turke ishin lajmëruar 2 ditë para ndeshjes për rrezikshmërinë e lartë të kësaj përballje. Trajneri i Galatasaray, Ergin Ataman i ka quajtur përkrahësit e Crvena Zvezda terroristë në konferencën para takimit. Ndërkohë gjatë ndeshjes tifozët turq kanë shfaqur në tribuna një flamur shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat