Chelsea nuk e njeh humbjen, fiton edhe City

Sporti

Chelsea nuk e njeh humbjen, fiton edhe City

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 17:57

Edhe pas javës së 12 të Premier League Chelsea nuk e njeh shijen e humbjes. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sot në "Stamford Bridge" përballë West Bromwich Albion me rezultatin e pastër 2-0.

"Bluve" të Londrës u mjaftuan me 2 gola në 14 minuta me autorë Diego Costa (11) dhe Hazard (25) për tu ngjitur në kuotën e 33 pikëve në krye të tabelës.

Fitore edhe për Manchester City-n që mposhti në shtëpi 2-1 Swansea City-n falë golave të Jovetiç në minutën e 19 dhe Yaya Toure në minutën e 61. Golin për uellsianët e shënoi Dony në minutën e 9.

Me këtë fitore City ngjitet në kuotën e 24 pikëve.

Në 18:30 luhet superndeshja Arsenal-Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat