Shpërthen Mehmedi, gol dhe asistim për Freiburgun

Sporti

Shpërthen Mehmedi, gol dhe asistim për Freiburgun

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 17:41

Admir Mehmedi është në formë të jashtëzakonshme. Ai ka asistuar dhe ka realizuar një gol për Freiburgun.
Admir Mehmedi është hero i Freiburgut. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Mainzit, e cila përfundoi me rezultat te barabartë 2:2.

Vendasit kaluan në epërsi 1:0 me golin e Junior Diazit. Por, fal Admir Mehmediti, Freiburgu riktheu rezultatin.

Në minutën e 30-të reprezentuesi i Zvicrës dhuroi një super asistim për Jonathan Schmidin, i cili barazoi rezultatin 1:1.

Kurse, në minutën e 58-të, futbollisti me prejardhje nga Gostivari kaloi Freiburgun në epërsi 1:2.Por, dy minuta pa përfunduar takimi vendasit barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Stefan Bell

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat