Bayerni shkatërrues, Paderborni ndal Borussian

Sporti

Bayerni shkatërrues, Paderborni ndal Borussian

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 17:37

Bayern Munchen nuk di të ndalet. Pas ndeshjeve të Kombëtareve bavarezët vijojnë me fitore në Bundesligë. "Viktima" më e fundit e skuadrës së Pep Guardiolës ka qënë Hoffenheim që është mposhtur pastër 4-0 në "Allianz Arena".

Një gol i Gotze në minutën e 23 dhe një i Lewandowskit në minutën e 40 mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, për të vijuar në minutën e 82 me Arjen Rooben dhe më pas 5 minutash me të Sebastian Rode që vulosi rezultatin final që i çon kampionët e Gjermanisë në kuotën e 30 pikëve pas 12 javësh kampionat.

Tjetër hap fals për Borussia Dortmund që ka barazuar në transfertën e Paderbornit të Alban Mehas me rezultatin 2-2. Futbollisti i Kombëtares, që vjen pas dëmtimi të rëndë, nuk luajti për asnjë minutë.

Ja rezultatet ditës së sotme në Bundesligë:

Bayern Munchen 4 - 0 Hoffenheim
Borussia.M 1 - 3 Eintracht Frankfurt
Hannover 96 1 - 3 Bayer Leverkusen
Mainz 05 2 - 2 Freiburg
Paderborn 2 - 2 Borussia Dortmund
Schalke 04 3 - 2 Wolfsburg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat