Rosberg para Hamiltonit

Sporti

Rosberg para Hamiltonit

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:35

Nico Rosberg siguroi pol-pozicionin për garën vendimtare, të fundit, për titull të kampionit në Formula 1, në shtegun e Abu Dhabit.

Ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg mposhti kolegun e tij Lewis Hamilton duke siguruar pozitën e parë në kualifikime për garën vendimtare, të fundit të sezonit në Formula 1, në Abu Dhabi.

Rosberg ishte 0.386 sekonda më i shpejtë se Hamilton, i cili arriti të dalë i dyti pavarësisht disa telasheve.

Hamilton ka 17 pikë më shumë se Rosberg dhe i nevojitet të përfundojë i dyti për t’u shpallur kampion, nëse gjermani arrin të fitojë garën.

Dyshja e Williamsit, Valtteri Bottas dhe Felipe Massa zunë pozitat tre përkatësisht katër para Daniel Ricciardos në Red Bull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat