Prishtina - Llamkos 0:0

Sporti

Prishtina - Llamkos 0:0

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:25

Derbi mes Prishtinës dhe Llamkos Kosovës ka përfunduar pa fitues. Me rezultat të barabartë ka përfunduar edhe takimi mes Istogut dhe Trepçës, derisa Besa e ka mposhtur Vëllaznimin.

Prishtina dhe Llamkos Kosova kanë luajtur baras 0:0, në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës.

Ekipi i Bylbyl Sokolit ka dominuar në këtë takim, por nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen e çeliktët të vushtrriasve, të cilët u mbrojtën shumë mirë.

Kështu, të dy skuadrat sezonin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar e kanë mbyllur me nga 25 pikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat