Ian Thorpe mohon lidhjen me Ricky Martin

Sporti

Ian Thorpe mohon lidhjen me Ricky Martin

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:26

Kampioni 32-vjeçar rikthehet të flasë për jetën e tij private.

Pak muaj më parë Ian Thorpe bëri deklaratën bombë duke pranuar homoseksualitetin e tij por jehona në Australi dhe më gjerë vazhdoi sepse mediat aluduan për një lidhje mes ish notarit dhe këngëtarit Ricky Martin.

Kampioni 32-vjeçar rikthehet të flasë për jetën e tij private, por këtë herë ai i mohon zërat mediatikë, duke theksuar se mes tij dhe këngëtarit amerikano-latin nuk ka asnjë histori pasi ata i lidh thjesht një miqësi. Një deklaratë që nuk kënaq oreksin e mediave rozë edhe pse Thorpe e Martin nuk i komentuan për një kohë të gjatë zërat për një histori të mundshme mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat