Josa: Apoloninë nuk e vlerësoj nga renditja

Sporti

Josa: Apoloninë nuk e vlerësoj nga renditja

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:25

Në një lidhje telefonike për Sport News, Josa këmbëngul se Apolonia është një kundërshtar i fortë, që kërkon vëmendjen maksimale.

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa e konsideron sfidën me Apoloninë në Korcë si finalen e radhës për kampionët në fuqi të superiores. Sipas trajnerit tiranas, në rast se futbollistët e tij do të shohin pozicionin e kundërshtarit në tabelë, do të gabojnë rëndë. Në një lidhje telefonike për Sport News, Josa këmbëngul se Apolonia është një kundërshtar i fortë, që kërkon vëmendjen maksimale.

"Unë nuk shoh ndeshje të lehta në këtë kampionat, përkundrazi me Apoloninë do të luajmë finalen e radhës. Ky kundërshtar na ka hapur shumë probleme në fushën tij, ku ka mundur edhe Partizanin".

Fakti që Apolonia është skuadra e vemte në superiore që ka grumbulluar 0 pikë në ndeshjet e transfertës, sipas Josës nuk është argument për t’i nënvlerësuar fierakët.

"Futbollistët që dinë të luajnë mirë futboll e bëjnë këtë si në shtëpi edhe në transfertë, prandaj në këtë kontekst e vlerësoj shumë Apoloninë dhe mënyrën sesi ajo luan".

Përsa i përket rivalitetit për titull, Josa thekson se Skënderbeu duhet të përqendrohet vetëm te ndeshjet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat