Deklaratë interesante e Ancelottit

Sporti

Deklaratë interesante e Ancelottit

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 19:43

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e nisi konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Eibar me një konstatim interesant për Cristiano Ronaldon në garë për Topin e Artë. Sipas trajnerit italian, në kampin bavarez, Xabi Alonso mendon se nuk është portugezi që duhet ta fitojë këtë trofe. “Nuk dua të hyj shumë në detaje të kësaj çështjeje por ai është një nga të paktët që mendon se Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë. Ky është një qëndrim shumë i rëndësishëm për një lojtar që ka shok skuadre një portier si Manuel Neuer. Casillas? Nuk mund të bëhen krahasime mes tij dhe Neuer. Unë jam i lumtur që kam Iker në skuadër dhe besoj se Guardiola është i lumtur që ka Manuel”. Në vijim të konferencës për shtyp, Ancelotti thumbohet me pyetjen nëse një lojtar si Messi mund të luajë me Realin, por ai zgjedh një përgjigje diplomatike. “Të gjithë lojtarët e mirë mund të luajnë në çfarëdo skuadre”. Trajneri i kampionëve të Evropës përqendrohet më pas te kundërshtari i radhës dhe gjendja në skuadrën e tij. “Përpara pushimeve ishim në rrugë të mbarë dhe dëshirojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Përveç Modric, i kam të gjithë në dispozicion. Duhet të jemi sa më agresivë në fushën e lojës. Lojtarët e skuadrës që unë drejtoj janë profesionistë dhe i kuptojnë shumë mirë vendimet që unë marr”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat