Ku do të shkojë Pepa?

Sporti

Ku do të shkojë Pepa?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 19:19

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Avni Pepa, është duke shikuar mundësitë që të transferohet në ndonjë klub ku ka kushte më të mira. Ai së fundi ka luajtur në ekipin norvegjez, Sandnes Ulf, skuadër e cila ka humbur statusin e elitës. Futbollisti tha se ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen, por ka edhe disa opsione interesante. “Ende nuk kam vendosur. Jam në kontakte me disa agjentë. Prandaj, kam kohë deri në janar për të vendosur. Andaj do të vendosi aty ku ka kushte më të mria”, tha Pepa për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai nuk ka zbuluar emrat se cilat nga ekipet janë të interesuara për shërbimet e tija, por do të shikojë se kush ofron kushte më të mira, edhe të vendos aty të luajë. “Gjasat janë që të luajë jashtë Norvegjisë, por ku ende nuk e di. Të gjitha do të dihen me kohë”, shtoi ai. A ka gjasa që të shtegtoni edhe në Suedi po në Danimarkë? “Nëse është ofertë e mirë, edhe klubi i mirë, atëherë kjo është interesant”, përgjigjet Pepa. Ekipi është larguar nga liga, pasi që nuk ka pasur edhe kuadër të ‘mjaftueshëm’ të futbollistëve. “ Kemi pasur ekipin më të dobët se edicionin e kaluar (se vjet) dhe ishte ndërruar edhe trajner. Kjo ishte ajo që ndikojë që të biem nga liga”, tregon Pepa. Nëse ekipi Sandnes Ulf iu afron kushte më të mira, a do të vazhdoni kontrata me ta? “Jo! I kam marr krejt gjërat prej banesës dhe jam larguar prej qytetit”, tha Pepa, i cili premton se në ekipin që do të firmos, do të jap maksimumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat