Samiri nuk kursen as veten

Sporti

Samiri nuk kursen as veten

Nga: Shkruan: Fadil Beqiraj Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 19:16

Reagimet sportive

Samir Shaptahoviqi pa dyshim se është njëri ndër basketbollistët më të mirë të pasluftës në Kosovë, kudo që ai luajti nëpër skuadrat tona të Kosovës. Ai është basketbollist i shkëlqyeshëm dhe dallohet me vetëmohim të pashoq dhe shpirt luftarak, i cili i ka fituar zemrat e dashamirëve të basketbollit në Pejë dhe mbarë atyre në Kosovë. Me padurim jo vetëm unë por, të gjithë adhuruesit e basketbollit e kemi pritur ndeshjen derbi në mes dy skuadrave më të mira të basketbollit në vend, këto skuadra të cilat me sukses po na përfaqësojnë edhe në Ligën Ballkanike: Peja dhe Sigal Prishtina. Ndeshja më të vërtetë e arsyetoj epitetin e derbit dhe unë personalisht u kënaqa me lojën e basketbollit që u zhvillua në palestrën e sporteve ‘Karagaçi’ në Pejë, besoj se edhe shikuesit të cilit ishin të pranishëm në palestër por, edhe ata të cilët e përcollën përmes ekraneve televizive janë ndarë të kënaqur me lojën e te dy skuadrave të cilat u paraqitën në ‘Karagaç’.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat