Derbi në Emirates, Arsenal-Manchester Utd

Sporti

Derbi në Emirates, Arsenal-Manchester Utd

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:53

Arsenali para shikuesve të vet kërkon pikë të plota në ballafaqim me Manchester Utd, e cila është derbi i javës së 12-të të Premier League në futboll. Një sfidë interesante e cila luhet nesër në orën 18.30, në stadiumin Emirates, që pritet të jetë dramatike deri në fund. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është optimist se do të dalin triumfues, sikurse edhe ai i Manchester Utd, Louis van Gaal. Arsenali nuk ka traditë të mirë në 11 ndeshjet e fundit me ekipin e ‘Djajve të Kuq’, te kjo e fundit paraqitet shqiptari Adnan Januzaj. ‘Topçinjtë’ kanë fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit me rivalët (7 fitore të Manchester Utd dhe 3 barazime që prej vitit 2009). Pavarësisht problemeve të mëdha me dëmtimet, Luis Van Gal do ta dërgojë skuadrën e tij në Londër, i vetëdijshëm që statistikat janë në favorin e tij. Arsenali renditet në vend të gjashtë me 17 pikë ose ka një më tepër se skuadra e Manchester Utd që klasifikohet i teti. Ndërkaq, Cheslea në konak pret fitore ndaj West Brom, kurse Manchester City shpreson në tri pikë kundër Swanseas dhe Liverpoooli luan në udhëtim me Crystal Palacen. Në Spanjë, Real Madridi, si kryesues do të luajë si mysafir i Eibar-it, kurse Barcelona e pret Sevillën, e cila është edhe si derbi i kësaj jave.
Liga e Anglisë, java e 12-të
E shtunë

Chelsea - West Brom 16.00
Everton - West Ham 16.00
Leicester – Sunderland 16.00
Manchester City – Swansea 16.00
Newcastle Utd – QPR 16.00
Stoke City – Burnley 16.00
Arsenal - Manchester Utd 18.30

E diel
Crystal Palace – Liverpool 14.30
Hull City – Tottenham 17.00
E hënë
Aston Villa – Southampton 21.00

Liga e Gjermanisë, java e 12-të
E shtunë

Bayern –Hoffenheim 15.30
Moenchengladbach – Eintracht 15.30
Hannover – Leverkusen 15.30
Mainz – Freiburg 15.30
Paderborn – Dortmund 15.30
Schalke – Wolfsburg 15.30
Köln – Hertha 18.30
E diel
Hamburger – Werder 15.30
VfB Stuttgart – Augsburg 17.30
Liga e Spanjës, java e 12-të
E shtunë
Atl. Madrid – Malaga 16.00
Eibar - Real Madrid 18.00
Barcelona – Sevilla 20.00
La Coruna – Sociedad 22.00

E diel
Vallecano - Celta Vigo 12.00
Levante – Valencia 17.00
Elche - Cordoba 19.00
Villarreal – Getafe 21.00
E hënë
Granada – Almeria 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat