Reagojnë Ademi dhe Lumi ndaj akuzave të Hajdarajt!

Sporti

Reagojnë Ademi dhe Lumi ndaj akuzave të Hajdarajt!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:51


Volejbollisti i Lubotenit nga Ferizaj, ndryshe edhe anëtar i kombëtares së Kosovës, Bardhyl Hajdaraj, të premten akuzoi KV Drenica-R&Rukolli nga Skenderaj, se ka blerë ndeshjen dhe referin Agim Lumi. Akuzat e tij kanë shtyrë të reagojnë gjyqtarin e ndeshjes finale të Kupës së Federatës, Agim Lumi, si dhe kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Volejbollit të Kosovës, Fadil Lumi, si dhe Fejzullah Ademi, sekretarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës. “Jam ankuar edhe gjatë ndarjes së medaljeve te Begu (vërejtja jonë te Fejzullah Ademi). Më ka premtuar që nuk do të ndodhë më!”, kështu ka thënë mes të tjera të premten Hajdaraj. Kjo deklaratë e Hajdarajt e ka çuditur Ademin, sepse sipas tij, kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Ademi ka reaguar me shkrim në lidhje me deklaratën e Hajdarajt. “Deklarata e Bardhyl Hajdarajt se unë i kam premtuar se nuk do të ndodhë kështu më. Në ankesën e tij gjatë ndarjes së medaljeve, se është ofenduar nga gjyqtari, i kam thënë: ‘Nuk ka të drejtë askush më ofenduar askënd’ dhe asgjë tjetër’, reagon Fejzullahu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat