Ferizaj befasoi Hajvalinë!

Sporti

Ferizaj befasoi Hajvalinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 16:31

Hajvalia lëshoi mundësinë reale që të shënoi fitore dhe të del përkohësisht në kreun e tabelës në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Futbollistët e Hajvalisë si vendas barazuan me rezultat 1:1 me Ferizajn, në ndeshjen e javës së fundit të vjeshtës (e 16-ta). Ndeshja është luajtur në Kishnicë dhe në një fushë të papërshtatshme, me baltë. Në minutën e 61-të, futbollisti Semir Zeneli realizoi golin e epërsisë për vendasi, ndërsa mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan. Mbrojtësi vendas, Erdin Hashani, preku topin me dorë, kurse gjyqtari Mentor Baliu, referoi penallti. Futbollisti Ylber Ramadani qe i pagabueshëm dhe ia siguroi barazimin ferizajasve. Në minutën e 84-të, vendasit mbetën pa dy futbollistë, pasi që Erdin Hashani dhe Liridon Leci u ndëshkuan me karton të kuq. Ferizaj kalon në vend të dhjetë me 14 pikë, kurse Hajvalia mbetet e dyta me 26 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat