Torres: Detyra ime është për të shënuar!

Sporti

Torres: Detyra ime është për të shënuar!

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:54

Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka synime të qarta: të jetë shënuesi më i mirë i Milanit. Torres deri më tash ka shënuar një gol në nëntë paraqitje për rossonerët. “Qëllimi im është të bëhem shënuesi më i mirë. Milani më solli këtu për të shënuar dhe për të shfrytëzuar rastet, është detyra ime”, tha Torres, i cili shpreson se do të jetë në kulmin e formës në takimet e ardhshme. “Nëse nuk e bëj këtë, atëherë vendin e kam diku tjetër”, ka thënë Torres. Të dielën, do të zhvillohet derbi i Serie A dhe në mes skuadrave të një qytetit, Milan-Inter, që pritet me kërshëri nga tifozët jo vetëm të këtyre skuadrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat