Miami dëshpëroi

Sporti

Miami dëshpëroi

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:24

Ekipi i Miamit dëshpëroi me lojë e rezultat, ku para shikuesve të vet pësoi humbje me rezultat 110:93 nga Los Angelos Clippers-at, në ndeshjen e Ligës NBA. Miami nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa mysafirët aplikuan lojë efikase dhe kjo ishte edhe çelësi i fitores së tyre. Griffin e Paul me nga 26 pikë ishin edhe protagonistët e fitores, ndërsa te Miami është dalluar Bosh me 28 pikë. Miami zënë vendin e 6-të me 6 fitore e 6 humbje në Konferencën e Lindjes, ndërsa LA Clippers-at renditen të shtatit me 7 fitore e 4 humbje në Perëndim. Në ndeshjen tjetër, Chicago humbi nga Sacramento me rezultat 103:88.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat