Berisha i gëzuar, Kurtishi i dëshpëruar!

Sporti

Berisha i gëzuar, Kurtishi i dëshpëruar!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:12

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, iu është gëzuar fitores së skuadrës së tij, Melbourne Victory. Ata si vendas me rezultat minimal 1:0 munden kampionin australian, Brisbane Roar, ndeshje e javës së shtatë e Kampionatit të Australisë. Futbollisti Berisha luajti titullar dhe ia doli ta mund ish-skuadrën e tij, ndërsa shqiptari tjetër me prejardhje nga Maqedonia, Mensur Kurtishi, luajti nga minuta e 62-të por pa sukses që të kthehen me një pikë. Kurtishi është i dëshpëruar me humbje, pasi që ajo vjen nga një autogol i pësuar në minutën e 77-të nga North. Melbourne Victory renditet në vend të dytë me 15 pikë, kurse Brisbane pozicionohet i teti me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat