Marcelo për Ronaldon!

Sporti

Marcelo për Ronaldon!

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:03

Tashmë ka filluar një luftë shumë interesante e deklaratave se cili nga futbollistët mund ta fitojë ‘Topin e Artë 2014’. Disa e shohin Cristiano Ronaldon, si favoritë, por disa portierin Manuel Neuer të Bayernit dhe kombëtares së Gjermanisë, sepse ky i fundit me kombëtare ka fituar Kampionatin Botëror – ‘Brazili 2014’. Futbollisti brazilian, Marcelo, anëtar i Real Madridit, tha se Ronaldo nuk është një lojtarë që shënon vetëm gola. “Është e lehtë të luash me Cristiano Ronaldon. Ai e di se ku ju do ta gjuani topin dhe ai e bën këtë në mënyrë të përkryer. 'Ai e ndihmon ekipin në mbrojtje, jep asistime dhe pasime të mrekullueshme. Ai nuk shënon vetëm gola”, thotë Marcelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat