Zikaltrit shpresojnë ta mundin Milanin!

Sporti

Zikaltrit shpresojnë ta mundin Milanin!

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 13:53

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç, që luan për Interin, është optimist se do të ia dalin si mysafir në derbin e madh italian dhe të qytetit, kundër Milanit, e cila luhet të dielën në orën 20.45, ndeshje e javës së 12-të në Serie A. Futbollisti e sheh shumë të fortë Interin nga ardhja trajner e Roberto Mancinit. “Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të rikthehemi te fitoret, në skuadër ka mbërritur një trajner shumë i fortë që do të na ndihmojë të përmirësohemi. Për ne nuk duhet të ketë më alibi, duhet të fitojmë dhe pikë. Disa rezultate pozitive radhazi do të na shërbenin për të fituar besimin në vetvete dhe për t’i bërë gjërat mirë në të ardhmen. Jam i bindur se kjo skuadër meriton një renditje më të mirë se ajo ku ndodhet aktualisht. Sa i përket rezultatit nuk është edhe aq domethënës pasi vlen vetëm tre pikë, si të gjitha ndeshjet e tjera”, thotë Kovaçiç, i cili ka parashikuar fitoren 2:0 për skuadrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat