Barcelona injoron Messin

Sporti

Barcelona injoron Messin

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:55

Klubi i Barcelonës si duket ka filluar ta injoroj Lionel Messin, pasi ky i fundit nuk e përjashtoj largimin nga Camp Nou.
Deklaratën e Lionel Messis se mund të largohet nga Barcelona nuk e ka pritur aspak mirë klubi nga Camp Nou.

Madje, kjo është vërejtur edhe në ueb faqen zyrtare të klubit, të cilët tani po i japin më shumë rëndësi Neymarit dhe Luis Suarez, raporton Marca.

Megjithëkëtë, Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se argjentinasi është i lumtur në Camp Nou. Për këtë e ka siguruar babai i Lionelit, Jorge Messi.

“Babai i tij më ka thënë këtë edhe pse Leo ka qenë nën presion të madh jashtë fushës. Por, ai nuk ka kërkuar nga ne një kontratë të re. Ai është i lumtur”, ka deklaruar kreu i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat