Barcelona qorton Piquen për sjelljet ‘arrogante’

Sporti

Barcelona qorton Piquen për sjelljet ‘arrogante’

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:54

Drejtuesit e Barcelonës e kanë qortuar Gerard Pique për sjellje jo të mira kohëve të fundit, në fushë dhe jashtë saj.
Gerard Pique kohëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes nga mediat pasi trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk llogariste fare në të.

Deri më tani asnjëherë nuk ishte zbuluar përse mbrojtësi i Spanjës ishte ‘dënuar’. Por, tani presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar se Pique është qortuar nga klubi për sjellje jo të mira.

Bartomeu ka përmendur dy sjellje të këqija të Piques: Përleshje me policinë e Barcelonës për një incident trafiku dhe përdorimi i celularit në bankinë gjatë Superkupsë së Katalunisë.

"Ne kemi biseduar me të, këto fakte nuk duhet të përsëriten. Ai e di se çfarë të mendoj. Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë përsëri më shumë për shkak se lojtarët duhet të jenë të përqendruar në punën e tyre," ka deklaruar Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat