Ronaldo: CR7 do ta fitojë Topin e Artë, viti i Messit s’ishte për t’u mbajtur mend

Sporti

Ronaldo: CR7 do ta fitojë Topin e Artë, viti i Messit s’ishte për t’u mbajtur mend

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:49

Fenomeni brazilian, Ronaldo, beson se edhe këtë vit, trofeu prestigjioz – Topi i Artë, do të shkojë në sirtarin e Cristiano Ronaldos.
Portugezi është favoriti kryesor për t’u shpallur sërish futbollisti më i mirë i vitit, pas suksesit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit në sezonin e kaluar, derisa edhe këtë sezon forma e tij është mbresëlënëse – dhe ka shënuar 23 gola në 17 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.

Argjentinasi nuk fitoi asnjë trofe në sezonin e kaluar, ndërsa arritja më e madhe ishte finalja e Kampionatit Botëror, ku kombëtarja e tij u mposht nga Gjermania, kujton Telegrafi.

“Mendoj se do të shohim një përsëritje dhe Ronaldo do ta fitojë sërish këtë vit. Ai po shënon shumë gola dhe është pjesë e madhe e mënyrës se si luan Real Madridi”.

“Edhe Messi është në formë të mirë, por viti i Cristianos ka qenë për t’u mbajtur mend. Viti i Messit nuk ka qenë për t’u mbajtur mend”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat