Khedira nuk ka marrëveshje me Bayernin

Sporti

Khedira nuk ka marrëveshje me Bayernin

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:48

Nga Bayern Munichu kanë përgënjeshtruar njoftimet se klubi gjerman ka parakontratë me mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira.
Kontrata e futbollistit gjerman me Los Blancos skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ai është lidhur me shumë klube duke përfshirë Chelsean dhe Arsenalin.

Gjatë të enjtes, Cadena SER raportoi se 27-vjeçari është pajtuar që t’u bashkohet bavarezëve si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kampioni i Bundesligas ka mohuar ekzistimin e një marrëveshjeje që Khedira të shkojë në Allianz Arena.

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në këtë tregim”, ka thënë drejtori për media, Markus Horwick, citon Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat