Manchester United dëshiron Jan Vertonghen

Sporti

Manchester United dëshiron Jan Vertonghen

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:47

Manchester United është duke menduar një transferim të mbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen.
The Mirror bën të ditur se e ardhmja e Vertonghen te Spurs është në dyshime, me Louis Van Gaal që është duke përgatitur një ofertë të janarit për lojtarin.

Mbrojtësi belg është i pakënaqur në White Hart Lane, ku është frustruar me startet e pakta që i janë dhënë këtë sezon, nën drejtimin e menaxherit të ri Mauricio Pochettino.

Vertonghen shkëlqeu te Ajaxi nën drejtimin e Ronald de Boer, i cili është i afërt me Van Gaal dhe mund të ketë ndikim në lëvizjen e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat