Mehmeti: Dinamo, në rrugë të mbarë

Sporti

Mehmeti: Dinamo, në rrugë të mbarë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 22:52

Një start pozitiv për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që kanë gabuar vetëm në takimin e shtëpisë me Naftëtarin në javën e dytë.

Dinamo dhe Sopoti janë skuadrat e vetme të Grupit B në kategorinë e parë që nuk kanë pësuar asnjë humbje në 6 ndeshjet e para të kampionatit dhe për rrjedhojë kryesojnë në kuotën e 12 pikëve me nga 3 fitore dhe tre barazime. Një start pozitiv për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që kanë gabuar vetëm në takimin e shtëpisë me Naftëtarin në javën e dytë.

"Ecuria e deritanishme e rezultateve pëe mendimin tim mund të konsiderohet pozitive. Kemi gabuar vetëm në një ndeshje në shtëpi, por fakti që jemi në krye tregon se kemi punuar mirë".

Rezultatet e javëve të para kanë lënë në hije disa nga pretendentet e fillimsezonit, ku pa dyshim surprizë konsiderohet Sopoti.

"Nuk mund të them tani nëse Sopoti do të jetë rivali ynë deri në fund. Është ende fillimi, mund të ketë ndryshime në renditje gjatë rrugës".

Shqetësues në kampin e bluve kryeqytetas mbetet orari i papërshtatshëm i stërvitjes, ndërsa për arritjen e objktivit përfundimtar, sipas Mehmetit është e nevojshme ndërja në merkaton e dimrit. Në javën e 6 të kategorisë së parë Dinamo do të luajë në transfertë me Bylisin, që mbetet një nga pretendentët për t’u ngjitur në superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat