E dashura e Michael Phelps: Kam qenë mashkull

Sporti

E dashura e Michael Phelps: Kam qenë mashkull

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:37

E vetëdeklaruar “e dashura” e notarit të famshëm Michael Phelps, Taylor Lianne Chandler ka pohuar se ajo ka lindur mashkull.

Emri i saj ka qenë David Roy Fitch, dhe se pas marrjes së shumë tostesteronëve gjatë adoleshencës dhe pas disa operacioneve korrektuese, ajo është kthyer në një femër.

Në të vërtetë ajo ka qenë një hermafrodite, pasi kishte organe gjenitale mashkullore, por nuk kishte testikuj. Gjithashtu ajo kishte edhe mitër, por nuk kishte vezore.

“Unë nuk kam qenë kurrë një burrë, nuk kam jetuar kurrë si burrë. Dikush mund të thotë se më ka njohur mua si burrë dhe mund të nxjerrë një foton tim si burrë”, ka thënë ajo.

Edhe pse nuk dihet nëse Taylor dhe Phelps kanë qenë ndonjëherë bashkë, apo janë takuar, “e dashura” e tij flet me emocion të madh për jetën e tyre së bashku.

Ajo ka thënë se janë njohur në Tinder dhe se takimi i tyre i parë ka qenë në një ndeshje futbolli amerikan, ku gjatë pushimit kanë bërë dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat