Ferizaj pretendon t’ia prish planet Hajvalisë!

Sporti

Ferizaj pretendon t’ia prish planet Hajvalisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 17:55


Të dielën e fundjavës bie perdja e edicionit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Gjithçka është e paqartë se kush do të dimërojë në kreun e tabelës. Është një luftë e madhe për pozitën e parë. Feronikeli nga Drenasi, aktualisht mban vendin e parë me 27 pikë ose ka dy më shumë se Hajvalia, e cila renditet e dyta. Tri skuadra janë me pikë të njëjta, si Llamkos Kosova, Trepça ’89, Prishtina, skuadra që kanë nga 24 pikë. Hajvalia synon fitore dhe lutet që të dështojë Feronikeli në ballafaqim me Trepçën ’89, kësisoj të janë kampion vjeshtor. Hajvalia nesër në orën 13.00 në Kishnicë ka punë jo edhe aq të lehtë, pasi takohet me Ferizajn, ani se kjo e fundit është ngujuar në fund. Hajvalia ka futbollistë më të mirë dhe beson e shpreson se të tria pikët do të mbesin në Kishnicë, ndërsa Ferizaj kërcënon se me e angazhim e lojë të mirë do të dalin të pamposhtur.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat