Nuk duam të boksojmë kundër Klitschkos!

Sporti

Nuk duam të boksojmë kundër Klitschkos!

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 12:04

Boksieri shqiptar, Arnold "The Cobra" Gjergjaj, është duke shënuar një ecuri fenomenale në boksin profesionistë. Ai është në formën më të mirë dhe pretendon maja e boksit në kategorinë rëndë! Gjergjaj ka bilancin 26 fitore (20 me nokaut). Trajneri dhe menaxheri i tij, Angelo Gallina në një bisedë për Blick.ch, ka folur për të ardhmen e boksierit nga Kosova. “Negociata janë duke u zhvilluar. Është e qartë se kundërshtarët e ardhshëm të Gjergjat do të jenë më të mirë. Megjithatë, meçi vërtetë i madh nuk do të jetë më 2015”, ka thënë Gallina. Ai tha se nuk duan të boksojnë ndaj ukrainasit Wladimir Klitschko. “Nuk duam të boksojmë kundër Kliçkos, vetëm sa për të thënë se këtë e bëmë. Ishim ndër të parët që na u ofrua mundësia për titull. Por, duhet pritur momentin e duhur. Arnoldi tani është duke u ngritur në ranglistë”, tha Galina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat