Kuka: I lumtur për suksesin e Majlindës

Sporti

Kuka: I lumtur për suksesin e Majlindës

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 14:05

Driton Kuka shprehet tejet i lumtur për suksesin e jashtëzakonshëm të Majlinda Kelmendit.

Driton Kuka, trajneri i Mjalinda Kelmendit, shprehet tejet i lumtur për suksesin e jashtëzakonshëm të pejanes, e cila dje fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Slam që po mbahet në Adu Dhabi.

“Lufta nuk ishte e lehtë në finale, përkundrazi e fortë dhe e rrezikshme. U përsërit finalja e Kampionatit Botëror”, ka deklaruar Kuka.

“Majlinda ishte me fokus të shkëlqyeshëm. Koncentrimin e kishte armë të fortë”, thotë Kuka, duke mos fshehur emocionet kur u intonua himni i Kosovës, kur iu dorëzua medalja e artës Majlindës. “Si gjithmonë krenar, për ndjenjat që po na zgjon Majlinda!”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat