Futbollisti sulmon gjyqtarin, dënohet për 50 vjet

Sporti

Futbollisti sulmon gjyqtarin, dënohet për 50 vjet

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:00

Ricardo Ferreira nga Portugal Futebol Clube është dënuar për 50 vjet pas një sulmi ndaj gjyqtarit në një ndeshje të ligës amatore të futbollit në Zvicër.

Një futbollist në Zvicër është dënuar për 50 vjet për shkak të një incidenti me gjyqtarin.

Ricardo Ferreira nga Portugal Futebol Clube ishte rezervist i pashfrytëzuar në humbjen e skuadrës së tij me rezultat 1:0 nga SC Worb në Bern League, por arriti të lë gjurmë në ndeshje.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, ai e goditi gjyqtarin me top në fytyrë e më pas e spërkati me ujë.
Por, pse u dënua kaq rëndë?

“Ne nuk e duam një futbollist të tillë në ligën tonë”, deklaroi Robert Breiter, avokat i ligës amatore të Zvicrës.
“Fatkeqësisht ne ballafaqohemi me raste si ky një herë në vit”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat