Di Maria kërcënon Man Cityn

Sporti

Di Maria kërcënon Man Cityn

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 11:47

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, ka paralajmëruar rivalin e qytetit Manchester City se nuk do t’i njeh fare bashkëkombësit e tij me të cilët do të jetë kundërshtarë në Etihad.

Angel Di Maria bërhet gati të zhvillojë derbin e parë të qytetit të Manchesterit në Etihad, të dielën.

Ballafaqimi do të ketë prezencë të konsiderueshme të futbollistëve argjentinas ku përveç Di Marias, Manchester United ka edhe Marcos Rojon. Kurse, Manchester City ka treshen Sergio Aguero, Martin Demichelis e Pablo Zabaleta.

Por, Di Maria ka kërcënuar rivalin se në fushën e lojës ai nuk njeh miqësi.

“Në terren nuk do të ketë kurrfarë miqësie. Ne i mbrojmë ngjyrat e klubeve tona”, deklaroi Di Maria për “Daily Telegraph”.

“Kam raport miqësor me ta, pa marrë parasysh fanellat që veshim, takohemi jashtë fushës. Por, kur takohemi nes vete, i harrojmë të gjitha. Të gjithë do të luftojnë për skuadrën e tyre”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat