Steven Gerard “shokon” tifozët e Liverpulit

Sporti

Steven Gerard “shokon” tifozët e Liverpulit

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 11:45

Stiven Xherrard mund të largohet nga Liverpuli pas 25 vitesh. Kampiteni ka shokuar tifozët pas deklaratës së tij se klubi anglez nuk ka vendosur ende që t’I rinovojë kontratën.

Në këtë stadium ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij.
Por në të ardhmen, Stiven Xherrard mund ta vizitojë atë si një lojtar kundërshtar.
I cilësuar si një ikonë e besnikërisë ndaj vetëm një skuadre, mesfushori pritet t;I japë fund karrierës së tij me Liverpulin.
I lidhur me këtë skuadër që në moshën 9-vjeçare kur hodhi hapat e parë si futbollist në akademinë e këtij klubi, tani 34-vjeç po mendon të ndryshojë ekip.
Shokues lajmi për tifozët e Liverpulit, të cilët nga goja e kapitenit të tyre kanë dëgjuar se ai mund të largohet.
“Nuk kam ndërmend t’i japë fund karrierës sime si futbollist. Por nuk e di nëse do të vazhdj të luaj për Liverpulin. Nuk është në dorën time. Klubi ende nuk ka vendosur nëse d të më ofrojë rinovimin e kontratës”, ka thënë Xherrard.
Një deklaratë e drejtpërdrejtë ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Edhe kur sezonin e fundit, Liverpulit i shpëtoi titulli nga duart vetëm në javët e fundit, Xherrard ishte I pari që mori përgjegjësitë.
Edhe tani nuk do të ketë keqkuptime.
Pas 25 vitesh, 482 ndeshjeve dhe 113 golave të shënuar, Stiven Xherrard kërkon të vazhdojë të luajë për skuadrën e tij të zemrës.
Por këtë herë topi nuk është në këmbët e tij dhe i takon klubit të vendosë nëse do të vazhdojë t;I besojë kampitenit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat