Javën e ardhshme shpallet lista anti-Francë

Sporti

Javën e ardhshme shpallet lista anti-Francë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:11

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, do të jetë të shtunën e ardhshme përballë gazetarëve, për të folur për dy miqësoret që kuqezinjtë kanë në nëntor.

Në një njoftim për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet miqësore kundër Francës më 14 nëntor, në Rene dhe asaj kundër Italisë më 18 nëntor në Xhenova, trajneri Xhani De Biazi do të dalë në një konferencë për shtyp më 08.11.2014, në sallën e konferencave të FSHF-së.

Konferenca, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe krahas programit të përgatitjeve për këto dy miqësore luksi, tekniku italian do të shpallë edhe listën e të besuarve të tij dhe njëkohësisht do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në lidhje me miqësoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat