Besa për hakmarrje në Prishtinë

Sporti

Besa për hakmarrje në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:41

Super ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet në mes Prishtinës dhe Besës nga Peja, të cilët janë rivalë të vjetër. Prishtina e mobilizuar pret tre pikë, ndërsa pejanët kërkojnë hakmarrje për humbjen në takimin e javës së dytë. Prishtina dhe Besa kanë futbollistë të dëshmuar në radhët e tyre, ku premtojnë lojë të mirë deri në pikën e fundit. Kjo ndeshje luhet nesër në stadiumin e qytetit (në orën 13.00), e cila është e javës së 13-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Sfidë që sjellë emocione të mëdha në mesin e tifozëve qoftë të skuadrës së Prishtinës, qoftë edhe të asaj pejane. Prishtina e Besa e ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me nga 19 pikë ose janë 6 pikë larg kryesuesit të tabelës, Feronikeli nga Drenasi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat