Llazari do fitore kundër Rumanisë

Sporti

Llazari do fitore kundër Rumanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:40

Kombëtarja e Kosovës mobilizohet për një lojë edhe më të mirë në përballjen e dytë me kombëtaren e Rumanisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C të parakualifikimeve për Euro 2018 në hendboll (meshkujt). Kosova ndeshjen e parë e ka humbur në mes javë me rezultat 36:24 në Bukuresht nga rumunët, ndërsa sonte shpreson të dalin edhe më mirë me rezultat. Përzgjedhësi i Kosovës, Alfred Llazari, tha se do të mundohen që të japin më të mirën, ndërsa kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, theksoi se do të orvaten ta organizojnë sa më mirë këtë ndeshje në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila luhet nesër në orën 18.00. Kosova është në grup me Rumaninë dhe Italinë. “Pritja në Rumani ka qenë shumë korrekte, organizimi ka qenë shumë i mirë në një atmosferë shumë miqësore. Edhe ne jemi duke punuar që të kemi një organizim sa më të mirë dhe problemi i vetëm mbetet ngrohja, pasi ngrohja e qytetit nuk po funksionon.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat