Thaçi uron Majlinda Kelmendin për fitoren në Grand Slam

Sporti

Thaçi uron Majlinda Kelmendin për fitoren në Grand Slam

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 16:57

Kryeministri në largim Hashim Thaçi e ka uruar xhudisten nga Kosova Majlinda Kelmendin për fitoren e saj të radhës në turneu prestigjioz Grand Slam në Abu Dhabi në Emira të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, Thaçi i ka uruar sukses në Olimpiadë në Rio.

“Urime Majlinda. 10 medale të arta për 2 vite. Mbretëreshë e sportit kosovar dhe europian. Urime nga zemra dhe shumë sukses në Olimpiadë në Rio”, ka shkruar Thaçi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat