Majlinda fitoi 500, Nora 60 pikë olimpike

Sporti

Majlinda fitoi 500, Nora 60 pikë olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2014 Në ora: 16:20


Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, shprehur tejet i lumtur për medaljen e artë që fitoi krenaria e jonë, Majlinda Kelmendi (52 kg)n në turneun e madh Grand Slam në Abu Dhabi në xhudo. Kampionia e dyfishtë e Botës dhe e Evropës, shkatërroi rivalet një nga një. “Majlinda e artë, 500 pikë për Lojëra Olimpike, Nora mposhti rusen mandej pësoj humbje por fitoj 60 pikë për Rio 2016”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat