Haliti shpreson ta fitojë Asia Championsin

Sporti

Haliti shpreson ta fitojë Asia Championsin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:18

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Labinot Haliti, me skuadrën e tij, WS Wanderers nga Australia, shpresojnë se nesër (në orën 18.30) do ta përqafojnë trofeun e çmueshëm të Asia Champions League. Haliti me shokë me optimizëm udhëtuan për në Arabinë Saudite, ku e zhvillojnë takimin e kthimit me FC Al-Hilal. Ndeshjen e parë ekipi australian e fitoi me rezultat 1:0 dhe ka një epërsi të mirë ndaj arabëve. Ballafaqimi pritet me interesim të madh qoftë nga tifozët arabë qoftë nga ata australian. Haliti pretendon ta japin maksimumin dhe të bëjnë historinë si klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat