Castan qetëson situatën

Sporti

Castan qetëson situatën

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 13:17

Leandro Castan, futbollist, qetëson tifozët e Romës. Mbrojtësi brazilian që nuk shfaqet në Trigoria që prej rreth një muaji e gjysmë, sqaron situatën e tij. “Jam shumë mirë, falë Zotit gjithçka kaloi dhe tashmë do të rinis stërvitjen. Kalova një periudhë të vështirë me tre dëmtime muskulare dhe më pas një fryrje në kokë. Kanë qarkulluar zëra të ndryshëm por po e theksoj sërish, nuk jam me tumor. Në këto situata duhet që njerëzit të kenë më shumë respekt për ato që thonë”, tha Castan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat