Klopp Bayernit: Jeta është e gjatë!

Sporti

Klopp Bayernit: Jeta është e gjatë!

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:00

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, tha se janë në një pozitë të pavolitshme, por në anën tjetër lëshon vrer ndaj rivalëve të Bayernit. Bayern-Dortmund luhet nesër në orën 18.30 dhe është prej ndeshjeve më të nxehta, sepse këto ekipe sa herë janë takuar mes vete kanë treguar rivalitet të madh. Sipas Klopp, kryesuesit e Bundesligës do ta paguajnë shtrenjtë sjelljen e tyre, duke iu referuar deklaratave të drejtuesve bavarezë se janë të interesuar për shërbimet e Marco Reus. “Në një periudhë ku të dyja skuadrat janë në krye të klasifikimit, është madje dëfryese t’u përgjigjesh të gjitha pyetjeve, por asgjë nga ato që po ndodhin tani nuk është e drejtë. Jemi në një pozitë aspak komode, dhe sigurisht që na shqetësojnë shumë provokimet e tyre, por nuk ia vlen më të flasësh për këtë çështje. Gjithsesi unë mendoj se jeta është e gjatë: kush sillet keq sot, do ta marrë atë në të ardhmen. Për momentin ne duhet të kemi një sjellje të mirë, sepse nuk jemi në krye”, tha Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat