A ishte Platini në lojë Serbi -Shqipëri?

Sporti

A ishte Platini në lojë Serbi -Shqipëri?

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:54


Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Shefki Kuqi, aktualisht trajner i Honka-s në Finlandë, është i çuditur me vendimin e asociacionit më të lartë evropian, Komisionit Disiplinor të UEFA-s. Ai nuk mundet të marr me mend se si regjistrohet një ndeshje me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Serbisë, kur në fushën e saj u sulmuan futbollistët e kombëtares së Shqipërisë nga tifozët serb dhe nuk ka pasur kurrfarë kushte për lojë
Shefki Kuqi në një intervistë për gazetën e njohur finlandeze, ‘Iltalehti’ ka thënë: “E shoh qëllimin e vendimit të tyre. UEFA duhet të jetë e mençur kur dhe të di si merren vendimet. Për mua është befasia më e madhe që i kërkuan shqiptarëve të luajnë. Dikush që e ka parë atë që ka ndodhur në fushë, që e kupton pak futbollin, e di se kjo nuk ka kuptim. Flasin për racizmin, por çfarë bëjnë për të luftuar atë? A ishte Platini në lojë, dhe nëse jo, pse jo, nëse futbolli është për të bashkuar njerëzit. E dija se diçka do të ndodhte në atë lojë. Për mua ishte e befasueshme që Serbia e Shqipëria janë në një grup”, tha Kuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat