James e Cleveland startojnë me humbje

Sporti

James e Cleveland startojnë me humbje

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:48


Basketbollisti LeBron James me ekipin e tij, Cleveland Cavaliers, startojnë në mënyrën më të keqe sezonin e ri të NBA pasi u mundën 95:90 në ndeshjen e luajtur në “Quicken Loans Arena” të Ohio-s. “Mbreti” u prit me ovacione të mëdha nga tifozët vendase pas rikthimit në shtëpi, madje ai shënoi koshin e parë të sfidës, por fraksioni i parë rezultoi katastrofik pë të me një kosh të realizuar nga 9 tentativa në total. Miqtë e ngushtuan diferencën në -3 pas një koshi nga jashtë zonës të Shane Larkin, ndërsa në mbyllje të periodës së dytë, Pablo Prigioni realizoi një tjetër trepikësh për t’i fiksuar shifrat 59:55 në favor të miqve.
Avantazhin e thelloi Carmelo Anthony në periodën e katërt, duke e detyruar LeBron James të tërhiqej në mbrojtje për ta mbyllur mbrëmjen me vetëm 17 pikë. Sukses të rëndësishëm regjistruan Los Angeles Clippers ndaj Oklahoma City Thunder 93:90, ndërsa Minesota kaloi 97:91 Detroit Pistons.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat