Nora eliminohet nga Grand Slami

Sporti

Nora eliminohet nga Grand Slami

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:42

Xhudisja Nora Gjakova (57 kg) është eliminuar nga turneu prestigjioz Grand Slam në xhudo, e cila po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo e nisi shkëlqyeshëm garën, duke e gjunjëzuar rusen atiana Kazenyuk, por në rrethin e dytë pas një lufte të fortë u mposhtë nga kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard. Nora luftoi për gjatë katër minutave por ishte e pafat që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale, që do të fitonte sa më shumë pikë olimpike për Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat