Majlinda superiore, e artë në Grand Slam! Tifozit i rridhnin lotët

Sporti

Majlinda superiore, e artë në Grand Slam! Tifozit i rridhnin lotët

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:04

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e Botës, si dhe e Evropës në xhudo, ia solli shtetit të Kosovës edhe një medalje të artë. Këtë here trimëresha jonë nga turneu prestigjioz Grand Slam në Abu Dhabi në Emira të Bashkuara Arabe. Majlinda si gjithmonë, sypatrembur, tregoi mjeshtrit e saja që nga lufta e parë e deri në finale. Ajo në finale i dha leksion rumunes Andreea Chitus, duke e mposhtur për katër minuta. Që nga fillimi i luftës Majlinda menaxhojë situatën me mjeshtri, duke e shkatërruar rivalen. Majlinda rumunen e kishte gjunjëzuar edhe me 26 gusht të këtij viti në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi dhe kjo ishte fitorja e dytë brenda dy muajve ndaj kësaj kundërshtareje. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, këshillonte kohë pas kohe Majlindën se si të veprojë dhe mos të gabojë në asnjë çast. Majlinda dominoi tërë kohën dhe pa problem e fitojë luftën dhe stoliset me medalje të artë. Në Abu Dhabi në momentin kur Majlindës i dorëzohet medalja e artë, intonohej himni i Republikës së Kosovës dhe një tifozit i rridhni lot në faqe nga emocionet e fitores dhe të himnit. Në palestrën sportive FGB Arena në Abu Dhabi ishte një atmosferë e shkëlqyeshme. Majlinda për të ardhur deri në finale, kaloi pa luftë rrethin e parë në grupin A, kur e priste për rivale kanadezja Ecaterina Guica. Xhuditja pejane tregoi teknikë të përsosur dhe për një minutë e 22 sekonda e deklasoi kanadezen. Në çerekfinale u ballafaqua me italianen Odette Iuffrida dhe pas një lufte 4 minutash, krenaria jonë ngadhënjeu. Majlinda në gjysmëfinale u ndesh me francezen Annabelle Euranie. Pas një rivalitetit të madh, Majlinda dëshmoi potencialin dhe për katërt minuta e gjunjëzoi për të marshuar në finalen e madhem dhe e deklasoi rumunen. Majlinda dëshmoi edhe njëherë se nuk ka rivale në botë. Ajo tregoi superioritetin dhe fitoi 500 pikë olimpike. Luanesha pejane është bindshëm e parë në të gjitha ranglistët botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat